in

Australi: Nëse punonjësit në disa profesioneve refuzojnë vaksinën e koronës – i pushojnë nga puna

Disa punëtorë australianë mund të humbin punën nëse refuzojnë të vaksinohen kundër virusit korona. Të gjithë profesionistët shëndetësorë do të duhet të vaksinohen, si dhe njerëzit që punojnë në sektorin e të moshuarve dhe me aftësi të kufizuara.

Vaksinimi kundër virusit korona mund të jetë i detyrueshëm për disa nga punëtorët australianë. Sipas Daily Mail, disa nga profesionet më të rrezikshme do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit dhe nëse vendosin të refuzojnë vaksinën, ata mund të pushohen nga puna.

Të parët që do të marrin vaksinën do të jenë grupet më të rrezikuara, të cilat përfshijnë profesionistë të shëndetit dhe të moshuar.Përveç grupeve më të rrezikuara, vaksina mund të jetë e detyrueshme për disa profesione të tjera. Shefi i departamentit për të moshuarit dhe të palëvizshmit në Australi, Geoff Rowe, njoftoi se vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë ata që punojnë në këtë sektor. “Duke qenë se ne jemi të njohur me natyrën e virusit korona dhe çfarë mund t’u bëjë pacientëve, unë jam pro vaksinimit të detyrueshëm të punëtorëve që punojnë me të moshuarit dhe të sëmurët”, i tha ai Rowe.

Lini një Përgjigje

Mbahet sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

16- vjeçari vrau nënën, babanë dhe dy vëllezërit më të vegjël