in

ATK: Ja si mund të pajiseni me leje qarkullimi pas kufizimit të lëvizjes

Bazuar në vendimin e Qeverisë për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID 19, Administrata Tatimore e Kosovës njofton se të gjitha bizneset, (punonjëseve të të cilave ju kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës) sipas kodeve të lejuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të Punësuarit”.

Shkarkimi i “Certifikatës për të Punësuarit”, përmes Sistemit Elektronik EDI do t’ju mundësohet vetëm shoqërive tregtare të cilët janë të regjistruara në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe kodin e veprimtarisë primar ose sekondar e kanë të lejuar sipas MTI-së.

Dokumenti “Certifikatë e të Punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës, shkruan Telegrafi.

Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani dhe si e tillë bashkë me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Pra, ky dokument për arsye tjetër nuk mund të përdoret.

ATK ka publikuar në ueb-sajtin zyrtar listën e kodeve të cilat janë të lejuara nga MTI.

Mënyrën e pajisjes me leje për qarkullim mund ta gjeni KËTU

Veprimtaritë e lejuara i gjeni në KËTU.

Lini një Përgjigje

CNN: Xhoe Bajden bëhet demokrati i parë në 28 vjet që fitoi Gjeorgjinë

PK dënon me gjobë 200 euro pejanen që kthehej nga puna në shtëpi