in

Amerikanët po votojnë për të zgjedhur Presidentin

Vote president background, Election day for 3.11 2020 , USA government icon isolated on white backgroud .

Votuesit amerikanë janë duke votuar, në një prej proceseve zgjedhore më të rëndësishme në dekada, meqë në garë janë dy kandidatë krejtësisht të kundërt, presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidat demokrat, Joe Biden.

Për më shumë zgjedhjet po zhvillohen në kohën e pandemisë së koronavirusit, e cila ka ndikuar secilin hap të fushatës.

Kontrolli i Senatit po ashtu është në garë, ashtu sikurse ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve.

Një mori ndryshimesh tjera ligjore do të hidhen në votim.

Votimet kanë nisur në pothuajse të gjitha shtetet e Bregut Lindor të SHBA-së, shumica e të cilave kanë hapur qendrat e votimit në orën 7:00 (13:00 me kohën evropiane).

Ky proces do të vazhdojë në tërë vendin që ka zona të ndryshme kohore, duke u dhënë qytetarëve më të drejtë vote rastin për të votuar, nëse nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë në votimin e hershëm.

Në këto zgjedhje të pazakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit, një numër rekord prej rreth 100 milionë amerikanëve tashmë kanë votuar përmes postës apo qendrave të votimit që janë hapur më parë, opsion ky i ofruar nga shumë shtete federale për të parandaluar shpërndarjen e virusit vdekjeprurës.

Numri i lartë i votuesve dhe thirrjet për dalje masive në votime, janë indikatorë se zgjedhjet e 2020-s mund të shënojnë pjesëmarrje shumë më të madhe sesa 55% i vitit 2016.

Michael McDonald, profesor në Universitetin e Floridës, që e drejton projektin për zgjedhjet në SHBA, i tha Radios Evropa e Lirë se parashikimi për pjesëmarrje në këto zgjedhje është rreth 160 milionë, apo 67% e trupit elektoral, që është shkalla më e lartë që nga viti 1950.

Ashtu edhe si vëzhguesit e tjerë, McDonald, thotë se do të mund të marrë kohë derisa të dihen rezultatet, ndryshe prej herëve tjera presidenciale kur njëri nga kandidatët shpall fitoren pasi arrin 270 votat elektorale, gjë e cila zakonisht bëhet e ditur në natën e zgjedhjeve.

Kjo për shkak se do të marrë kohë numërimi i votave me postë, dhe disa shtete duke përfshirë këtu edhe Pensilvaninë me 20 vota elektorale, nuk mund të nisin numërimin e këtyre votave deri në ditën e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e vitit 2020 janë parë në shumë mënyra: të jashtëzakonshme, të pashembullta, të çuditshme.

Të gjitha mund të jenë të vërteta në një mënyrë, ndonëse ato vazhdojnë të mbahen të martën e parë, pas të hënës së parë të nëntorit, dhe një demokrat apo republikan do t’i fitojë ato.

Por, dallimet nisin duke përmendur faktin se kjo është hera e parë që një grua me ngjyrë është nominuar nga një parti e madhe për pozitën e nënpresidentes.

Lini një Përgjigje

Kujtim Fejzullai është radikalizuar në xhami

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Vjenë