in

Kujtim Fejzullai është radikalizuar në xhami

Një i ri i cili qëlloi mbi njerëzit ulur para një restoranti dhe kalimtarëve në qendër të Vjenës , të hënën në mbrëmje, në një sulm terrorist në të cilin vrau katër dhe plagosi më shumë se 20 njerëz, vjen nga një “familje normale”, dëshmoi ish-avokati i tij të martën, njofton agjsia kroate Hina.

Sipas dëshmisë së tij në gjyqin e vitit 2019 dhe sipas avokatit të tij, sulmuesi vjenez e pa organizatën terroriste Shteti Islamik si një ‘biletë’ për jetë të pavarur.

Kujtim Fejzulai, 20 vjeç, u vra nga policia pasi kreu një sulm vdekjeprurës në qendër të Vjenës.

‘Doja të ikja nga shtëpia’

 “Sipas mendimit tim, ai ishte një djalë i ri që fatkeqësisht ra në kontakt me një mik të gabuar,” tha të martën ish-avokati i tij Nikolaus Rast.

Kujtimi i lindur në Austri nga prindër të ardhur nga Maqedonia Veriore, ” vjen nga një familje krejtësisht normale”, i tha Rast agjencisë së lajmeve austriake APA.Fejzulai dhe shoku i tij u dënuan vitin e kaluar me 22 muaj burg për lidhje me Shtetin Islamik.Fejzulai i tha gjykatës së Vjenës se ai kurrë nuk ishte ndjerë i diskriminuar në Austri, por se ai kishte motive të tjera për të udhëtuar jashtë vendit dhe për t’u përpjekur të bashkohej me luftëtarët e Shtetit Islamik, raportoi Der Standard i Vjenës në kohën e gjyqit.”Doja të ikja nga shtëpia,” tha ai në atë kohë. “Unë prisja një jetë më të mirë. Shtëpia ime, paga ime.”Fejzulai dhe shoku i tij u interesuan për Shtetin Islamik gjatë pubertetit, shkroi Standard në atë kohë. Fejzulai është radikalizuar në xhami që nga fillimi i vitit 2016, i tha ai gjykatës në atë kohë.Të dy së pari u përpoqën të udhëtonin në Kabul, por plani dështoi kur zbuluan se nuk kishin vizën e nevojshme të hyrjes. Në Shtator 2018 Fejzulai la Austrinë dhe shkoi në Turqi, duke shpresuar të bashkohej me Shtetin Islamik në Sirinë fqinje. Dy ditë pasi mbërriti në Turqi, ai u arrestua dhe u ekstradua në Austri.Fejzulai u dënua në prill të vitit të kaluar, por u la i lirë me kusht në dhjetor. Sipas ish-avokatit të tij, ai ishte në kontakt me një OJQ të specializuar në deradikalizimin e ekstremistëve islamikë.Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer tha të martën se Fejzulai kishte mashtruar përpjekjet për ta rehabilituar.  “Terroristi arriti të mashtrojë programin e deradikalizimit”, tha Nehammer, duke kërkuar që autoritetet gjyqësore të rishikojnë sistemin dhe masat për shkelësit e ligjit si Fejzulai.

Lini një Përgjigje

Votimet në SHBA janë garë edhe për kontrollin e Senatit

Amerikanët po votojnë për të zgjedhur Presidentin