in

Ambasada amerikane në Prishtinë feston Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, sonte në Prishtinë ka mbledhur liderët politikë të vendit dhe mysafirë të tjerë për të kremtuar 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka shkruar për këtë ngjarje në rrjetin social në Twitter.

“Këtë mbrëmje, ne festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Me një pritje dhe performancë nga Banda e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, madje pata rastin të ngrihesha në skenë për pak! Urime Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë”, ka shkruar ai.

Në festimin e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, kanë marrë pjesë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, ish-presidentja Jahjaga etj.

Lini një Përgjigje

Tërmeti i 1963-shit që ndryshoi arkitekturën dhe demografinë e Shkupit

Persona të armatosur hyjnë në spitalin ku ndodhet foshnja që lindi nën rrënojat e tërmetit