in

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona, katër u plagosen

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjistrale”në Kërçovë, Maqedoni. Raportohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë kanë humbur jetën tre persona, si dhe kanë mbetur të plagosur rëndë katër të tjerë.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup.

Të lënduar kanë mbetur 19-vjeçari T.S. nga Kërçova, V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova, të gjithë pasagjerë në automjetin Peugeot.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasoja fatale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Të shtëna me armë zjarri drejt kyetarit të komunës në Maqedoninë e Veriut, plagoset zyrtari dhe shoferi

Lëvizja e Deçanit- islami politik dhe shqiptarët përballë ndryshimit historik