in

Agim Veliu i ka kërkuar falje Vjosa Osmanit

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu i ka kërkuar falje Vjosa Osmanit pas deklaratës së tij ku tha se edhe po t’ia lëshonte vendin e gjithë Kryesia, Vjosa Osmanin nuk do ta nxinte.

Veliu tha se nuk ka pasur qëllim që ta fyejë Osmanin dhe se nëse dikush është ndier keq për atë deklarim i kërkon falje.

“Qëllimi i deklarimit sot nuk ka qenë që ta fyejë sikurse është keqkuptu dekarata ime. Unë kam thënë që nuk e kam ditë që është aq sa t’i liroj vendin një kryesi e një subjekti politik. Nuk ka qenë qëllimi im ta fyej, gjithmonë kam folur në kontestin politik. Me thënë të drejtën jam ndje keq sepse e kam pasë edhe një pyetje a po e mendon kështu apo ashtu. Unë kam thënë nuk e mendoj në atë kuptim si më është bërë pytetja. Nëse dikush është ndjerë keq për atë deklarim unë mund të kërkoj edhe falje, nuk e kam fyer kurrë askënd në asnjë bazë”, tha Veliu në Debat Plus.

Lini një Përgjigje

Lumir Abdixhiku: i thashë liderit të VV-së se nuk do të gjente partner më të mirë se LDK–ja

Petkoviq nesër u dhuron 24 banesa të reja serbëve ‘të zhvendosur’ në Mitrovicë