“Dhe nuk besoj, këtë ia kam thënë edhe kryeministrit të atëhershëm në kohën kur prishej koalicioni në disa takime. Nuk besoj që do të kesh një situatë kur do të kesh më tepër potencial, pra ti mund të rrisësh votën, mund të bësh partneritete të tjera por në asnjë rrethanë s’do të kesh një potencial kaq të madh ndryshimi për vendin’, shtoi ai.
Abdixhiku ka treguar se ishte takuar disa herë me kryeministrin Kurti për t’i treguar lidhur me dy letrat e shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha
“Natyrisht, i kemi pasur 2-3 takime. Letrat i kam dorëzuar ditën e parë që i kam marrë. Edhe në detaje i kemi diskutuar më pas këto çështje”, shpjegoi Abdixhiku.
Nënshkrimi i letrave të interesit mes Kosovës dhe Serbisë ndodhi pak çaste para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.
“