in

Terrori i firmës turke me energji elektrike

Jemi në shekullin XXI nuk jemi në kohën e qirave e të bishtukut. Jemi në Evropë, nuk jemi në Anadoll.

Ka disa muaj që firma turke KEDS e ka sforcuar terrorin me energji elektrike. Na e ka nxirë jetën  si në kohë lufte. Që nga fillimi, kur zyrtarët tanë ia dhanë pothuajse falas, në emër të privatizimit (kushtonte 3-4 miliard, ndërsa e bleu për 28 milion euro), ajo e menaxhoi keq energjisë elektrike. Katunde e qytete të tëra nuk kishin energji me orë, me ditë, madje edhe me javë. Arsyetimet janë të gjithfarëllojshme, por asnjëherë të qëndrueshme.

 Muajve të fundit KEDSI-i turk e ka sforcuar terrorin, trafot prishën, teknologjia që e sollën nga Turqia, nuk funksionin si duhet, qytete e katunde e kanë rrjetin e energjisë për faqe të zezë, telat ngatërrohen si zorrët e gomarit, shpesh digjen, rrezikojnë qytetarët etj.

A ka shtet a pushet që ia këputë terrorin kësaj firme, apo që ia merre të drejtën e shpërndarjes së energjisë elektrike për keqmenaxhim dhe terror ndaj qytetarëve.

Jemi në shekullin XXI nuk jemi në kohën e qirave e të bishtukut. Jemi në Evropë, nuk jemi në Anadoll.

G.M.

Lini një Përgjigje

Joe Biden përlotet gjatë takimit me infermieren, Mary Turner: kujtoi të birin që i vdiq

Peshkaqeni mbyti një njeri në plazhin australian