Votuesit amerikanë vendosin sot, e martë, më 3 nëntor, nëse do t’ia japin mundësinë për të udhëhequr Shtëpinë e Bardhë, presidentit aktual, Donald Trump apo ish-nënpresidentit Joe Biden.
Kontrolli i Senatit po ashtu është në garë, ashtu sikurse ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve.
Një mori ndryshimesh tjera ligjore do të hidhen në votim.
Zgjedhjet e vitit 2020 janë parë në shumë mënyra: të jashtëzakonshme, të pashembullta, të çuditshme.
Të gjitha mund të jenë të vërteta në një mënyrë, ndonëse ato vazhdojnë të mbahen të martën e parë, pas të hënës së parë të nëntorit, dhe një demokrat apo republikan do t’i fitojë ato.
Por, dallimet nisin duke përmendur faktin se kjo është hera e parë që një grua me ngjyrë është nominuar nga një parti e madhe për pozitën e nënpresidentes.
Kjo është po ashtu hera e parë që të nominuarit për president janë në të 70-at e tyre.