Në sulmin e mbrëmshëm që ndodhi në Vjenë të Austrisë, ku mbetën katër të vrarë, e që nga Ministria e Punëve të Brendshme u cilësua si sulm terrorist, dyshohet se njëri prej tyre është shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Këtë e ka konfirmuar gazetari austriak Florian Klenk, përmes një postimi në Twitter.
Po ashtu nga postimi i gazetarit në Twitter kuptohet se ai ka qenë duke u përcjellë nga Shërbimi Sekret Ushtarak i Austrisë.
Klenk shkruan për të se ai ishte një nga 90 islamikët që deshën të shkonin në Siri, porse ishte penguar të shkonte atje.
“Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., ka lindur në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizmit. Terroristi ka qenë në shënjestër të Shërbimit Sekret Austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamikët që deshën të shkonin në Siri”, ka shkraur Klenk.