in

Hoxhaj: Serbia gjenocidale i mbron dhe i promovon kriminelët

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe të promovojë kriminelët, e jo t’i përndjekë ata penalisht.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka shkruar se Serbia nuk ka dështuar në përndjekjen penale të kriminelëve të luftës, sepse në fakt kurrë nuk ishte qëllimi i tyre për ta bërë këtë.

Ai ka thënë se politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë kriminelët, shkruan Gazeta Express.

Arratisja nga burgu e kriminelit të luftës Rajko Kozlina, i cili ishte dënuar me 15 vjet burgim për masakra të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, sipas Hoxhajt, Serbinë e bën të mbetet shtet gjenocidal.

Lini një Përgjigje

Artisti që shënoi historinë e operës dhe të muzikës shqiptare

Brenda 24 orëve, shtatë viktima, 337 të infektuar me COVID-19