in

Të shtëna me armë zjarri drejt kyetarit të komunës në Maqedoninë e Veriut, plagoset zyrtari dhe shoferi

Automjeti i kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi është qëlluar me armë. Mediat e Maqedonisë së Veriut raportojnë se kanë mbetur të plagosur dy persona. Mësohet se shoferi i kryetarit të komunës dhe një nënpunës, Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, të cilët gjenden momentalisht në urgjencën e Shkupit.

Mediat maqedonase shkruajnë se personi që ka kryer sulmin është identifikuar dhe rezulton një person me precedentë të rrezikshëm kriminal.

Mësohet se i dyshuari është larguar me një veturë të tipit ‘Golf’ në drejtimin e rrugës Haraçinë-Kumanovë. Policia maqedonase bën me dije se është vënë në ndjekje të autorit dhe po punon për kapjen e tij.

Lini një Përgjigje

Orientimi ynë nga bota arabe tregon se nuk e kemi merituar lirinë!

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona, katër u plagosen