in

Orientimi ynë nga bota arabe tregon se nuk e kemi merituar lirinë!

Shkruan: Dibran Demaku, shkrimtar

Ne shqiptarët e Kosovës në veçanti dhe shqiptarët etnik në përgjithësi,pothuajse një shekull të tërë jemi ankuar(dhe e kemi akuzuar Europën)që na kishte ndarë nga trungu amë(Shqipëria)pas ikjes së Perandorisë osmane dhe pas Shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912.

Gjithmonë,pra,jemi ankuar (dhe akuzuar të tjerët) dhe kurrë vetën tonë.Përse nuk e kemi pyet vetën tonë se cilët ishim nën Perandorinë osmane,cilët ishim dhe si ishim vetëm pak para se të shpallej Pavarësia dhe cilët ishim dhe si ishim pas shpalljes të asaj Pavarësie të përgjysmuar.

Siç flisnin(para shumë vitesh)ata që kishin përjetuar Pavarësinë,dhe edhe ca vite më herët para shpalljes së asaj gjysëm pavarësie,cilët ishim ne dhe sa bënim për vetën tonë(realisht).Siç thonin ata,ne realisht nuk ishim askund.Në ato kohë,kur po perendonte Perandoria osmane,ende ishim fort të lidhur me atë Perandori.Kur i përndrituri Haxhi Zeka,kishte sugjeruar se ne duhej të shkëputeshim nga Perandoria osmane dhe të drejtoheshim nga Europa,paria e shqiptarëve e kishin akuzuar atë(pra Haxhi Zekën) se ai po donte të na lidhte me të pafetë dhe e kishin kunfërshtuar hapur,gjersa një ditë edhe e kishin zhdukur edhe fizikisht.Paria shqiptare e atyre viteve ishte e lidhur këmbë e kokë me Perandorinë osmane apo siç mund të thuhej ishte bisht i zgjatur i saj.

Le të na kujtohet për pak çaste vetëm veprimet e Haxhi Qsmilit me shokë,që e kishin kundërshtuar me armë ndarjen nga Perandoria osmane.Apo të ashtuquajturën “Republika e Mirëditës”,që paria e saj kishte kërkuar nga Konferenca e Londrës që ta bashkonin me Serbinë?!…U desht pothuaj një shekull përpjekjesh me djersë e gjak,që Kosova të lirohej nga robëria serbe.Dhe në lirinë e saj dhanë kontribut të pazëvendësueshëm vendet perendimore në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kur erdhi liria,dhe ne të gjithë menduam se u bëmë pjesë e botës perendimore njëherë e përgjithmonë,në vakumin që u krijua dolën në skenë ato mbeturinat haxhiqamiliste,që me veprimin e tyre ,mendjen dhe sytë e popullit i rikthyen nga bota e errët arabe,Dhe e tëra kjo u bë në hundën e të ashtuquajturat institucione të shtetit.Nën sintagmen se po riktheheshim në “fenë tonë,fenë islame,që sipas tyre për vite me radhë e kishte penguar fara komuniste,ata emisarët bën punën e tyre,dhe gjithçka që ishte arritur me luftën çlirimtare e kthyen përmbys.

Diku me para e diku pa para,ata i kthyen me vete edhe shumë intelektualë,njerëz të profesionit e të kulturës,që të prkrahnin veprimtarinë e tyre.Nga kjo përkrahje ata,islamistët e kombit tonë morën krah dhe me paratë e dhuruara nga vendet arabe,ia ndërruan pamjen Kosovës duke ngritur vend e pa vend objekte të kultit fetar islam.

Sot e këtu Kosova ka marrë pamjen e një vendi arab dhe si i tillë është kthyer nga bota arabe,duke u larguar me vite drite nga Europa.

Të huajt që kishin ardhur të na ndihmonin në ndërtimin e lirisë sonë, në atdheun tonë,duke parë orientimin tonë,qëndruan anash në atë parimin idiotesk të të drejtave të njeriut?!Se ku kemi arritur në rrugëtimin tonë arab,më së miri e tregon ky muaj ( i ramazanit)të cilin kanë filuar ta agjërojnë edhe ata që kurrë në jetën e tyre nuk e kishin menduar një gjë të tillë.Nën ndikimin e shumicës,ata sikur e kanë tradhëtuar identitetin e tyre dhe kështu janë shndërruar në viktima të mjera!

Dhe po ata të njejtit bëjnë zhurmë se ne jemi Europë dhe do të bëhemi Europë,klithje kjo cinike,që Europa e ka tashmë të njohur!

Me këto veprime tonat(me vetëdije ose pa të)po dërgojmë ujë në mullinjtë e armiqëve tanë që punojnë ditë e natë në shkatërrimin e pavarësisë së shtetit tonë,të lirisë sonë.Është koha e fundit,që të ngriten në këmbë ata që me mendje dhe me veprime janë europianë dhe t’i dalin kësaj të keqeje përballë që na ka gllabëruar dhe po na gllabëron për ditë e më shumë.

Nëse vazhdojmë të sillemi sikur nuk po ndodhë asgjë me ne e në ne,atëherë kjo tregon se ne vërtetë nuk e kemi merituar lirinë?!…

Lini një Përgjigje

Media gjermane i rikthehet gjestit të Ramës ndaj Ambrozia Metës

Të shtëna me armë zjarri drejt kyetarit të komunës në Maqedoninë e Veriut, plagoset zyrtari dhe shoferi