Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjilan, dhe ka ndarë 15 milionë euro. Çeku thotë se procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më parë.
“Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar. Në marrëveshjen e sotme me kryetarin Alban Hyseni, zotuam 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit. Procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më parë”, ka shkruar Çeku në rrjetin social Facebook.
Ai thotë se planifikimi i duhur është thelbësor për suksesin e çdo projekti dhe këtë, thotë se e kanë bërë me Stadiumin e Gjilanit dhe do të vazhdojnë ta bëjmë me secilin projekt infrastrukturor.