in

PSD proteston kundër orës policore, e quan Arben Vitinë “Dr. Hipokriti”

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion në kryeqytet duke protestuar ndaj masave që ka marrë Qeveria e Kosovës. E ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, e quajti “Dr. Hipokriti”.

Në këtë aksion ka marrë pjesë aktivistë të PSD-së bashkë me kreun e organizatës politike, Dardan Molliqaj.

“Ajo që shprehim këtu është që ne nuk jemi kundër masave të qeverisë në tërësi. Por një nga masat që e kundërshtojmë është ora policore. Kjo masë është shabllon dhe jemi kundër”, ka thënë Molliqaj.

Në këtë aksion PSD e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, “Dr. Hipokriti”. Kjo për shkak se për këtë të fundit u raportua gjatë ditës se para dy jave kishte marrë pjesë në tubime ku nuk respektoheshin masat anti-Covid.

Bëhet fjalë për një tubim të VV-së që në ambient të mbyllur ku festohej përvjetori i themelimit të Vetëvendosjes.

Lini një Përgjigje

Schieb: Bombardimet e vitit 1999, duhej të ndalej gjenocidi

Latifi: Këta dy persona janë opozita e vetme kundër Qeverisë Kurti