Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se bombardimet në Kosovë në vitin 1999 ishin për të parandaluar gjenocidin dhe një katastrofë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Schieb tha se bombardimet nuk ndodhën rastësisht dhe ishin të nevojshme për të parandaluar atë që po zhvillohej në Kosovë.
“Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e diskutueshme dhe se nuk kishte asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit të KB, për fillimin e veprimit ushtarak. Por duhej marrë një vendim, qëllimi ishte të shmangej një katastrofë humanitare, të shmangej gjenocidi”, tha Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb për për Radio Televizionin e Vojvodinës.
Tutje ai theksoi se dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë deri në normalizimin e raporteve të të dy vendeve. Ndërsa, rreth pyetjes se a e pengon Gjermaninë, që Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës ai tha ” është se një pyetje hipotetike dhe se nuk dëshiron të jetë kaq pesimist”.