in

Latifi: Këta dy persona janë opozita e vetme kundër Qeverisë Kurti

Profesori universitar, Blerim Latifi, e ka komentuar aksionin e PSD-së, para Qeverisë së Kosovës.

Latifi thotë se opozita në Kosovë është reduktuar në dy njerëz: Ramush Haradinajn në Kuvend dhe Dardan Molliqajn në rrugë.

 Ndërsa, siç thotë Latifi, LDK dhe PDK po konsumojnë shenjën e parë të gjendjes depresive: mungesën e vullnetit për t’u ngritur nga shtrati.

“Krejt opozita në Kosovë është reduktu në dy njerëz: Ramush Haradinajn në Kuvend dhe Dardan Molliqajn në rrugë. Ndërkaq, LDK dhe PDK po konsumojnë shenjën e parë të gjendjes depresive: mungesën e vullnetit për t’u ngritur nga shtrati”, ka shkruar Latifi.

Në anën tjetër, Partia Socialdemokrate, përmes një aksioni para objektit të qeverisë, i ka kundërshtuar masat e marra për parandalimin e COVID-19./ER

Lini një Përgjigje

PSD proteston kundër orës policore, e quan Arben Vitinë “Dr. Hipokriti”

Një fëmij 7-vjeçar ka vdekur nga goditja e veturës