Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e katërt (TM4) 2020, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin
Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.
Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 15 000, ku krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2019, numri i pasagjerëve është zvogëluar për (-52.07%).
Transporti i mallrave me tren në TM4 2020 ishte rreth 145 mijë ton, ku krahasuar me TM4 2019 ka një rritje për 5.06%.
Ndërkaq, sa i përket numrit të fluturimeve, në TM4 2020 ishin 1 396 fluturime, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2019), ka ulje për (-23%). Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 377 mijë, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2019) ka ulje për (-28.62%).