in

KQZ mblidhet nesër, do të vazhdojë procedurat sipas vendimeve të Supremes

KQZ pritet të mblidhet nesër për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme.”

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme dhe për këtë do t’iu njoftojmë me kohë”, u shprehë ai.

Me vendimin e Gjykatës Supreme, Albin Kurtit i ndalohet të kandidojë për deputet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Vjosa Osmani e bindur se Kurti do të jetë kryeministër

Bie numri i pasagjerëve