in

Von Cramon: Kosovarët duan një datë për liberalizimin e vizave

Këshilli i Bashkimit Europian ka biseduar sot edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke mos dhënë asnjë datë se kur do të hiqen ato. Për këtë arsye ka reaguar raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola von Cramon, e cila ka thënë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se qytetarët e Kosovës duan një datë. 

“I gëzohem faktit që Këshilli i Bashkimit Europian ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë. E gjitha kjo varet vetëm nga Këshilli”, shkruan Cramon në postimin e saj.

Lini një Përgjigje

E vërteta për grekët 'përtacë'

Të (pa)njohurat e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë