in

Të (pa)njohurat e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Të gjithë e njohim si foton gjatë shpalljes së Pavarësisë, por e vërteta është shumë më ndryshe. Në fakt ajo që shumica e njerëzve e konsiderojnë si fotografi të shkrepur gjatë shpalljes së Pavarësisë është bërë në vitin 1913, një vit pas shpalljes së saj  gjatë festimeve atë kohë.

Blendi Fevziu sqaroi ditën e sotme në emisionin “Opinion”, TV Klan, se ditën e pavarësisë delegatët janë mbledhur në një shtëpi tjetër, atë të Vlorajve, e cila sot nuk ekziston më.

“Një keqkuptim i vazhdueshëm historik në Shqipëri, për të cilën në fakt peng i të cilit kemi qenë dhe ne është momenti i shpalljes së Pavarësisë me fotografitë e bëra me rastin e 1-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Janë menduar gjithmonë si moment i shpalljes së Pavarësisë, por në fakt kjo fotografi e famshme që është menduar si fotografi e shpalljes së Pavarësisë u takon festimeve të 1-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Shtëpia ku është ngritur flamuri nuk ekziston më, ajo ndodhej në sheshin e sotëm të flamurit në Vlorë. Janë sarajet e Vlorajve që përbëheshin nga 3 godina”, tha Fevziu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Von Cramon: Kosovarët duan një datë për liberalizimin e vizave

Artan Lame: Flamuri që u ngrit në Vlorë nuk u qëndis nga Marigoja