in

957 persona u gjobitën për shkeljen e ligjit Covid-19

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covidd-19.

“Tiketa të shqiptuara në bazë të Ligjit Covid-19 janë 957”, thuhet në këtë raport të Policisë së Kosovës, ku nuk specifikohen shkeljet që i janë bërë këtij Ligji.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së Covid-19 është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid -19 fillojnë nga 35 deri në 2 000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji. 

Lini një Përgjigje

Taksisti në Prishtinë i plagos dy shtetas të huaj

Franca do ta tërheqë ambasadorin nga Turqia