in

6 humbje jete dhe 320 raste me koronavirus

Sipas një komunikate të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 320 raste pozitive, ndërsa janë raportuar 6 raste të vdekjes nga koronavirusi. 

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (80 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Obiliq 1 rast (55 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 56.732 raste nga 213.372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.426 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Vushtrri 21 raste, Prizren 19 raste, Lipjan 17 raste, Podujevë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Gjakovë 13 raste, Gjilan 11 raste, Malishevë 11 raste, Pejë 11 raste, Shtime 10 raste, Ferizaj 9 raste, Klinë 8 raste, Suharekë 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Drenas 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Junik 2 raste, Viti 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Mamushë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Lini një Përgjigje

Garda nacionale e Iowa-së i vlerëson lartë ushtarët e Kosovës

Kurti deklarohet pas vendimit të KGJK-së