in

52 për qind e serbëve janë për ndërhyrje ushtarake në Kosovë

Hulumtimi i kryer nga Qendra e Beogradit për Politikën e Sigurisë (BCBP), e cila u botua sot në faqen e internetit të Kossev, zbulon se 52 për qind e njerëzve në Serbi besojnë se Serbia duhet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë në rast konflikti, derisa 47 për qind e të anketuarve do të bashkoheshin personalisht në një veprim të tillë.

Sidoqoftë, 70 për qind  e të intervistuarve besojnë se nuk do të ketë konflikt të armatosur në Ballkan në pesë vitet e ardhshme.

Të anketuarit në këtë studim shohin ruajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë dhe forcimin e bashkëpunimit me vendet fqinje dhe Rusinë si disa nga përparësitë më të rëndësishme të politikës së jashtme.

Rreth dy të tretat e pjesëmarrësve në sondazh besojnë se paqja e qëndrueshme midis serbëve dhe shqiptarëve është e mundur, ndërsa gjysma e tyre besojnë se paqja mund të arrihet vetëm në rast të një zgjidhjeje paqësore të mosmarrëveshjes në lidhje me statusin e Kosovës.

Sondazhi gjithashtu tregoi se 54 për qind  e të anketuarve janë të shqetësuar se do të krijohet një Shqipëri e Madhe në të ardhmen, 40 për qind  thanë se shqiptarët e Kosovës kanë interesin më të madh për të filluar një konflikt në Ballkan dhe 25 për qind  përmendën NATO-n në këtë kontekst.

Rreth 58 për qind  e të intervistuarve besojnë se Republika Srpska duhet të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe të bëhet një pjesë integrale e Serbisë, me “shumicën dërrmuese” të të intervistuarve që besojnë se një rezultat i tillë nuk do të çonte në një konflikt.

Kur u pyetën nëse Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse Republika Srpska shkëputet nga Serbia, 80 për qind  e të anketuarve hodhën poshtë një ide të tillë.

Në lidhje me politikën e jashtme të Serbisë, 40 për qind  e të anketuarve përmendën Rusinë si mikun më të mirë të Serbisë, ndërsa 72 për qind  besojnë se ndikimi i Rusisë në vend është pozitiv, që është 11 për qind  më shumë se rezultatet e sondazhit të vitit 2017.

Rreth 16 për qind  e të anketuarve e quajtën Kinën mikun më të mirë të Serbisë dhe 90 për qind  besojnë se ndikimi i Kinës në vend është pozitiv. 75 për qind  e pjesëmarrësve në sondazh besojnë se Kina i ka dhënë ndihmën më të madhe Serbisë në luftën kundër pandemisë.

Numri i të anketuarve që besojnë se Serbia është e rrethuar nga miqtë në rajon pothuajse është dyfishuar në krahasim me 2017-tën, dhe tani qëndron në mbi 40 për qind , por vërehet një rritje e lehtë në mendimin se Serbia ka më shumë armiq në lagje(rajon), dmth se 50 për qind  e të anketuarve e besojnë këtë.

Kur u pyetën se kënd e konsiderojnë armikun më të madh të Serbisë, 30 për qind  e të anketuarve identifikuan Kroacinë, 20 për qind  Shqipërinë dhe 13 për qind  Shtetet e Bashkuara.

Lidhur me qëndrimin ndaj BE dhe procesit të integrimit evropian, vetëm 9 për qind  e pjesëmarrësve në sondazh besojnë se anëtarësimi në BE është përparësia kryesore e politikës së jashtme të Serbisë, ndërsa një në pesë vetë beson se shteti duhet të harmonizojë politikën e tij të jashtme me Brukselin.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se 51 për qind  e qytetarëve nuk e mbështesin pranimin e Serbisë në BE, krahasuar me 46 për qind  të të anketuarve që do të zgjidhnin anëtarësimin.

Sondazhi u krye midis shtatorit dhe tetorit me një mostër prej 1,200 qytetarësh.

Lini një Përgjigje

Medalje për qenin që luftoi kundër Al-Kaidës

Histori: Shqiptarët që emigruan në SHBA në vitet 1884-1945