in

161 specialistë nënshkruan kontratat për punë në ShSKUK

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka njoftuar se nga sot mbi 161 specialistë të lëmenjve të ndryshëm mjekësorë filluan nënshkrimin e kontratave të punës për të nisur punën në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe në njësitë e saj.

“Sapo takova grupin e parë të tyre, tê cilet pas shumë viteve të pritjes dhe anatenimit të padrejtë nënshkruan kontratat e punës.

Me krenari e them se me punësimin e këtyre specialistëve të fushave të ndryshme mjekësore, asnjë mjek specialist në Republikën e Kosovës nuk është i papunë Unë besoj në punën dhe profesionalizmin e tyre, ashtu sikur do të besojnë edhe qytetarët e vendit tonë, të cilëve do t’u ofrojnë shërbime shëndetësore”, ka shkruar Zemaj.

Sipas ministrit Zemaj, “si Qeveri Hoti, sot po e përmbushim edhe një obligim madhor që e kemi ndaj vendit dhe profesionistëve tanë shëndetësor, siç i kemi përmbushur edhe shumë të tjera përgjatë këtyre muajve, bashkë. Urime ju priftë e mbara. Shëndetësia jonë dhe Republika e Kosovës është me fat që ju ka!”

Lini një Përgjigje

"Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës"

MSh: Vendimi për testin PRC është marrë para shumë muajsh