Sipas një komunikate të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4.718 mostra, prej të cilave rezultojnë 512 raste pozitive. Ndërkaq, janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (71, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 76 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (54 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (79 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 94.167 raste nga 447.840 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.926 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 452465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.957 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.284.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Gjakovë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjilan 37 raste, Pejë 37 raste, Mitrovicë 25 raste, Podujevë 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 13 raste, Kaçanik 12 raste, Prizren 9 raste, Vushtrri 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Viti 6 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Graçanicë.


