in

Zvicra e mposhti Serbinë-gëzim i madh në Prishtinë e Tiranë

Serbia nuk ka mundur të qëndrojë në Katar më shumë se sa tri ndeshje.

Zvicra e ka mposhtur Serbinë në ndeshjen e fundit të grupit, duke bërë që skuadra nga Ballkani të kthehet në shtëpi.Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 3-2, një rezultat ky i cili bën që Zvicra ta kalojë grupin dhe të depërtojë në fazë tjetër të kampionatit, ku tashmë nuk ka grumbullim pikësh po eliminim direkt.Golin e parë që ia ka dhënë epërsinë Zvicrës e ka shënuar Xherdan Shaqiri. Futbollisti i lindur në Zhegër ka realizuar në minutën e njëzetë. Deri te përfundim i topit në rrjetë erdhi pas një gjuajtje të Shaqirit nga brenda zonës së rreptësisë.  Pastaj Serbia ka përmbysur rezultatin në 2-1. Mitrovic (26′) dhe Vlahovic (35′) kanë shënuar për ballkanasit.Kur është menduar për një dominim serb të ndeshjes në skenë kanë dalur Embolo (44′) dhe Freuler (48′), që kanë realizuar për barazimin përkatësisht për fitoren. 

Ndeshja ka pasur edhe epizode konflikti, ku protagonistë kanë qenë kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka dhe lojtarë serbë qoftë në fushë apo edhe në stol. 

Gëzim i madh ishte në Prishtinë dhe në Tiranë. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë ka vrarë veten

Kumanova e nis festën pasi Zvicra triumfoi ndaj Serbisë