Therra e barishte jo të mirëmbajtura, mbeturina e baltë përshkojnë tokën te tuneli në afërsi të Stacionit të Trenit në Prishtinë.
Zymtësinë e kësaj zone në një ditë të dimrit e thyejnë vetëm ngjyrat e ndritshme të muraleve gjithandej murit të tunelit.
Në një nga këto murale shihet një vajzë e veshur me motive të veshjeve tradicionale të amerikanëve nativë dhe që mban në duar kokën e “Hyjneshës në Fron”, simbol i qytetit të Prishtinës.
Ky është njëri ndër muralet e punuara nga artistja zvicerane, Krystel Suire, që po punon e vepron në Kosovë tash e tre vjet. Krystel i ka lënë vetes emrin artistik “Stern”.