in

Zjarr në spitalin që trajtonte të infektuarit me COVID-19, ndërrojnë jetë shtatë pacientë

Shtatë pacientë që vuanin nga COVID-19 ndërruan jetë sot, pasi një zjarr shpërtheu në një spital në periferi të Kajros. Autoritetet tashmë kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e tragjedisë.

Po ashtu edhe pesë persona të tjerë u plagosën, pas një zjarri që ra në një spital në qytetin Obour, pranë kryeqytetit Egjiptian.

Egjipti, një vend me 100 milion njerëz, deri më tani ka regjistruar 130,126 raste të COVID-19 dhe më shumë se 7,300 vdekje.

Pandemia e ka çuar sistemin shëndetësor në kolaps dhe sindikatat e punonjësve të kujdesit mjekësor paralajmërojnë se ajo mund të shembet plotësisht.

 Në qershor, shtatë pacientë vdiqën në një zjarr në një spital të Aleksandrisë

Lini një Përgjigje

Ministria e Shëndetësisë: 375 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Reshje dhe ulje temperaturash në Shqipëri dhe në Kosovë