Mbi pesë mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë pasi një zjarr ka shpërthyer në kampin e refugjatëve Rohingya, në juglindje të këtij vendi.
“Rreth një mijë e 200 shtëpi u dogjën nga zjarri”, ka thënë të dielën, Kamran Hossain, zëdhënës i Policisë, i cili drejton sigurinë në kamp.
Hossain tha se zjarri filloi në kampin 16 dhe u përhap nëpër strehimore të bëra prej bambuje dhe pëlhure gomuar, duke lënë më shumë se pesë mijë njerëz të pastrehë, tha ai.
“Zjarri filloi në orën 16:40 dhe u vu nën kontroll rreth orës 18:30”, tha ai për AFP-në.