in

Zemra e Serbisë”, sintagma programatike e propagandës serbe ishte vrarë nga Rugova.

Idriz Morina 

– A jemi gati për luftë?! Alarmi i NATO-s për luftë europiane- Millosheviçi u mund, pasi e humbi këtë betejë diplomatike dhe intelektuale!- “Zemra e Serbisë”, sintagma programatike e propagandës serbe ishte vrarë nga Rugova. Rreziku për një përplasje luftarake po shtohet. Rritja e fuqisë ushtarake ruse e shoqëruar me stabilitetin shtetëror, ajo është kthyer në një kërcënim real për paqen në euroazi, por edhe në Europë me shumë mundësi për të nxit konflikt edhe në Ballkan.

1. 

SHBA-të e kanë futur në listë të zezë liderin e serbëve në Bosnje, Milorad Dodikun një përfaqësues të fuqishëm të nazifashizmit serb, por gjithnjë i mbështetur dhe i kultivuar nga shërbimet inteligjente të Serbisë. Mesazhet e akorduara nga Putini për Vuçiqin dhe Dodikun Sot, ai është kthyer në një kërcënim për paqen botërore, ndërsa aktualisht Serbia nuk po e ushqen publikisht me mbështetje të politikave të tij, duket se kanë rënë dakord, që për çdo hap të ardhshëm të tij, vendimi të merret në Moskë.

Duket se Vuçiqi nuk ia përcjellë më mesazhet nëpërmjet kanaleve serbe, por ky vetë i merr detyrat që duhet të kryejë nga Putini.Thuajse çdo herë ka koincidencë ndërmjet takimeve në Moskë, njëherë shkon Vuçiqi pastaj Dodiku ose anasjelltas, varësisht nga mesazhet që do të marrin.Në këtë kontekst, të rrezikut për luftë të nxitur nga ekspansioni rus i përqendruar për momentin në Ukrainë, vjen konfirmimi nga vetë shefi i NATO-s, z.Jens Stoltenberg. “Ekziston rreziku real për një luftë të re të armatosur në Evropë”, tha të mërkurën në konferencë për media Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg.2.

2

Të dielën që shkoi serbët të uniformuar, si ushtri e ardhshme e Republikës Serbe kënduan këngë për kryqin, duke tentuar që para perëndimit të paraqiten si udhëheqës të një kryqëzate, kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve.Marshi u mbajt në rrugët e Banja Llukës, kryeqytetit të Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, duke kënduar këngë ultranacionaliste serbe.“Serbë ka aq shumë sa ka edhe gjethe, nuk ka më komunistë.

 Për kryq, për kryq, Nemanjiq, për lavdi, për lavdi, Obiliq”, këndonin ata, duke konotuar mesazhe për luftë edhe në Kosovë, e cila shenjohet nëpërmjet dy shenjave, mbretërisë Nemanjiqe, dhe Betejës së Kosovës në afërsi të Obiliqit, pavarësisht që është e kontestueshme se kush ishin Nemanjët dhe kush vërtetë e udhëhoqi Betejën e Kosovës, ku shqiptarët katolikë ishin të shumtë, dhe po ashtu edhe ata ortodoks.Perëndimi kishte zhvilluar disa herë luftëra duke u nisur nga Roma-Vatikani, drejt lindjes për të mundur mbretëritë islamike, duke zhvilluar luftëra nga Jerusalemi deri në Egjipt, me shpresë për të mposhtur fuqitë islamike të kohës, një përpjekje kjo për të mbrojtur përhapjen që e kishte krishterimi, dhe për të tkurrur shtrirjen e islamit. Këto luftëra u ndërmorën edhe në kohën e perandorisë osmane, me shpresë për ta thyer.Por, që nga mesjeta kanë kaluar më shumë se 6 shekuj pa luftëra të tilla, që Serbia në reminishencë të tyre, po pretendon ta ‘mbrojë’ Europën nga islami shqiptar.

Dardanët me mbretëri të tyre rreth dy mijë vjet pa ardhur sllavët në BallkanSa ishte gjallë presidenti Rugova, e pat bërë plotësisht të dështuar këtë pretendim të Serbisë dhe Millosheviçit. Rugova ia pat dalur si një i fundmi rilindas që ta bind diplomacinë perëndimore, se shqiptarët e Skenderbeut dhe Nënë Terezës i takojnë oksidentit. Se shqiptarët, dardanët e Kosovës kishin pasur shtet më shumë se një mijë vjet para erës së re, dhe se mbretërimi, përkatësisht dardanët njihen edhe në shkrimet e shenjta. Trashëgimia iliro-dardane është e jashtëzakonshme duke i dhënë perëndimit figura të jashtëzakonshme, përfshirë perandorët më të shquar të perandorive romake, të Lindjes dhe Perëndimit (dhe kur ishte vetëm një, unike).“Zemra e Serbisë”, sintagma programatike e propagandës serbe ishte vrarë nga Rugova.

Shqiptarët pasardhësit e dardanëve banorët e përhershëm të kësaj toke, kishin pasur mbretëri të tyre rreth dy mijë vjet pa ardhur sllavët në Ballkan, le mo prej kur ata kishin krijuar shtet!Rrjedhimisht duke mos qenë as autoktonë sllavët, ndërsa shqiptarët apo iliro-dardanët edhe përhapës të krishterimit, si një popull i vuajtur nga ndarjet e padrejta të bëra me vendimet europiane në konferenca të ndryshme, e meritonin mbrojtjen euroamerikane.Millosheviçi u mund, pasi e humbi këtë betejë diplomatike dhe intelektuale!Pas vdekjes së Rugovës, me trazirat e marsit, u përmbys disavantazhi serb, dhe rugovizmi mori goditjen më të rëndë, që nuk kishte arritur askush t’ia jepte (për këtë më shumë në një nga shkrimet e ardhshme).Ndërsa, me përhapjen e radikalizmit islamik, kryesisht me investim dhe nën kontrollin e Serbisë, filloi të fitonte “projekti i vdekur millosheviçian, se shqiptarët janë fundamentalistë islamik”.

3. 

Në vazhdimësi kemi shkruar si gazetë këta muaj si për nevojën e rritjes së buxhetit për armatim së paku për rreth trefish nga sa ka ndarë qeveria, 100 milionë për gjithë FSK-në, ku hyjnë edhe rrogat dhe tjerat detyrime financiare.Një fond për ushtrinëKemi kërkuar që të krijohet një fond për ushtrinë, ku para së gjithash do të jepnin para diaspora, bizneset e mëdha atje dhe në Kosovë. Një fond që së paku mendohet se për më shumë se një vit do të akumuloheshin mbi një miliard euro, duke blerë me to vetëm armatim të avancuar teknologjik, që mund ta përmbysë kurdo çdo sulm ushtarak të Serbisë.Këto edhe sot mendojmë se duhet të ndodhin sa më parë, para se të ndodhemi në prag të ndonjë sulmi apo edhe më keq disfate.

4.

Para më shumë se një muaji kur shkrova se ogure të zeza po vijnë nga Rusia, pat nga ata të pakët që dinë fare pak për shkrimet, e që mendonin se ishin hiperbola vlerësimet tona.Nuk është qëllimi i replikimit, por i evidentimit të një vlerësimi tim të drejtë, bazuar në analizën e informacionit, në njohje të semiotikës, dhe metodave shkencore më me ndikim, deri tek matematika dhe fizika fakultative.Nuk kam hedhur baste, por i kam analizuar informacionet.Dhe sot, këto analiza të mia, nga informacionet e para sa kohe, po konfirmohen nga kreu i NATO-s.Natyrisht nuk pres as tash të duartrokasin apo të thërrasin bravo ata, veçse nuk duhet të nxitojnë për të vlerësuar punën e tjetrit pa e ditur se çfarë dinë të tjerët.Dhe pikërisht duke menduar se mos ndoshta unë po hidhja bast, ishin vetë ata që sapo e kishin hedhur atë, duke thënë se nuk mund ta dinim ne shqiptarët, se çfarë ka në mendje rusi, kinezi apo kush e di se kush.Shkenca ka përparuar dhe sot ata që duan të jenë të informuar, jo vetëm me lajme e shkrime, por edhe me njohje shkencore e kanë të mundur plotësisht. Mjafton, që të jeni në rrjedha shkencore, kërkues dhe të gjeni kanalet e duhura të informacionet.

Sot ka shumë shqiptarë në botë që janë në kulminacionin shkencor, ani pse ne jemi mbrapa në Kosovë, duke vlerësuar në tërësi, por duke marrë parasysh gjithmonë përjashtimet.Të investojmë në arsim

5. Pavarësisht të gjithave shqiptarët duhet të kthehen me këmbë në tokë, dhe ta duan Kosovën një mend si atdheun e tyre të vetëm, ashtu siç është, të mos ia delegojnë mbrojtjen e tij të tjerëve, por partneritetit me miqtë tanë të dëshmuar historikisht. Të investojnë në arsim, ashtu siç jo shumë larg para disa dekadave, shkollimi ishte fundamenti i jetës së shqiptarëve, madje të atyre brezave që më së paku ishin të shkolluar, ndërsa ne që u shkolluam nga po ato breza, me sakrificën e tyre, i kemi dhënë rrugë braktisjes së saj, si ide, projekt dhe qëllim fundamental i jetës sonë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

FSK edhe në Ukrainë kundër pushtimit rus

Çfarë kishim para pushtimit turk?