in

Zemaj: Vaksina anti-COVID mund të vijë edhe para shkurtit

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, në emisionin “Debat” në RTK, ka thënë se kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID do të arrijnë zyrtarisht në Kosovë në muajin shkurt. Mirëpo, ia ka thënë se ka gjasa së vaksinat tjera do të arrijnë në vendin tonë edhe më herët.

“Nuk do të thotë se vaksinat nuk do të arrijnë edhe para muajit shkurt. Pra, tash e kemi të konfirmuar se kontingjenti i parë me vaksina anti-COVID do të arrijë në vendin tonë në muajin shkurt”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova në disa drejtime është duke bërë përpjekje që sa më parë ta sigurojë këtë vaksinë.

“Ndarja buxhetore është bërë qe 2-3 muaj për vaksinën anti-COVID, por tash e kemi një shumë prej 40 milionëve eurosh dhe buxheti nuk do të jetë problem. I kemi dy rrugë të marrjes së vaksinës, angazhimi institucional i Kosovës përmes blerjes dhe aleanca e vaksinave që na ka siguruar 20-përqindëshin e tyre”, ka thënë Zemaj.

Ai ka shtuar se nuk do të ketë politizim të vaksinës siç ishte rasti me politizimin e pandemisë.

“Vaksinimi do të jetë për 1.2 milionë qytetarë të Kosovës, pra do të vaksinohen 1 milion e dyqind mijë qytetarë. Vaksinimin na e obligon edhe ligji për pandeminë. Dhe ligji na obligon për të gjithë”, ka thënë Zemaj. /RTKLive/

Lini një Përgjigje

Ramë Likaj shpall tenderin 1.3 milionë euro pa pëlqimin e Ambasadës britanike

Krasniqi konfirmon se situata pandemike është nën kontroll