Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se pasditen e sotme me kënaqësi ka pritur në takim, Dr. Nora Gashin, presidente e Shoqatës së Mjekëve Shqiptaro-Amerikanë në SHBA, mikun tim Dr. Arbër Shehu nga Johns Hopkins Hospital në ShBA dhe Dr. Vesa Gashin.
“Takimet me profesionistët shëndetësor të inkuadruar në botë, janë të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor, profesionistët tanë, këmbimin dhe sjelljen e përvojave më të mira si dhe konsultimet për shëndetësi sa më të avancuar në vend.
Me Dr. Nora, Dr. Vesa dhe Dr. Arbër Shehun diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha të shëndetësisë, me theks të veçantë në atë të sub specializimeve.
Krenar me juve dhe të arriturat Tuaja, dr. Nora, dr. Vesa dhe dr. Arbër!”, është shprehur Zemaj.