Pas rritjes së numrit të madh të rasteve me koronavirus në dy javët e fundit në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar ashpërsim të masave kundër këtij virusi të ashpër. Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se janë të detyruar t’i ashpërsojnë masat anti COVID.
Postimi i plotë:
Në takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi, kemi bashkëbiseduar për aktualitetin dhe shqetësimin lidhur me luftimin e virusit Covid-19.
Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat.
Është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.
E falënderova gjeneralin për tërë përkushtimin që ofron KFOR-i për sigurinë e qytetarëve tanë, paqes dhe stabilitetit në gjithë territorin e Kosovës.
Të veprojmë menjëherë, duke shmangur lëvizjet e panevojshme, të qëndrojmë në shtëpi dhe të respektojmë masat anti Covid!