in

Maqedoni Veriore, 1 192 raste pozitive, 22 viktima

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore është shtuar dukshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Nga 3 211 teste të kryera ndaj personave të dyshuar për koronavirus, 1 192 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Ja qytetet prej nga janë të infektuarit me COVID-19: Shkupi 571 raste, e ndjekur nga Tetova me 87 raste dhe Kumanova me 63. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 22 viktima, ndërsa janë shëruar 359 persona.

Rastet aktive me koronavirus në Maqedoninë veriore janë 12 002, ndërsa numri i viktimave ka arritur shifrën 1 071, që është shifër alarmuese.

Lini një Përgjigje

Zemaj paralajmëron ashpërsimin e masave anti-COVID

874 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi