in

Zemaj nënshkroi marrëveshjen për tri plane strategjike

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nënshkruar të hënën një marrëveshje për tri plane strategjike: 1. Planin strategjik për promovim dhe edukim shëndetësor 2021, 2. Planin strategjik për shëndetin e nënës, fëmijës dhe shëndetit riprodhues 2021, dhe 3. Planin e veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore”.

Njoftimi i plotë i Zemajt në Facebook:

Kam nënshkruar sot tre plane strategjike që dalin nga Plani i veprimit të strategjisë sektoriale 2017-2021.

1. Plani strategjik për promovim dhe edukim shëndetësor 2021

2. Plani strategjik për shëndetin e nënës, fëmijës dhe shëndetit riprodhues 2021 dhe

3. Plani i veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore.

Këto plane strategjike janë hartuar nga profesionistët shëndetësor të lëmive gjegjëse dhe kanë për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme, ruajtjen dhe përparimin e shëndetit përfshi promovimin dhe edukimin shëndetësor të pacientëve dhe popullatës sonë nga profesionistët e institucioneve tona shëndetësore.

Plani strategjik për shëndetin e nënës, fëmijës dhe shëndetit riprodhues 2021, ka për qëllim sigurimin e shfrytëzimit të ekspertizës në dispozicion, koordinimin e investitorëve në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës, duke përfshi burimet njerëzore, financiare dhe infrastrukturën për të realizuar aktivitete në vazhdimësi, me qëllim të përmirësimit të tregueseve dhe zvogëlimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënës dhe fëmijës te ne.

Gjithashtu, sa i përket Planit të veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore, janë të parapara masat dhe aktivitetet që ndërlidhen me parandalimin e infeksioneve spitalore, përfshi mbikëqyrjen e zbatimit të këtij plani me shumë interes për pacientin dhe personelin shëndetësor.

Lini një Përgjigje

Hoxhaj: Joe Biden na dërgoi letër, kërkoi votimin e Gjykatës Speciale

Rekord viktimash nga COVID-19, 40 viktima, 591 të infektuar në Maqedoni të Veriut