in

Rekord viktimash nga COVID-19, 40 viktima, 591 të infektuar në Maqedoni të Veriut

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të hënën se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 40 persona nga koronavirusi. Ky është numri rekord me raste të vdekjes brenda një dite. Ndërkaq 591 persona janë të infektuar me këtë virus.

Viktima janë; Shkup (10), Prilep (5), Gostivar (3), Manastir (3), Shtip (3), Veles (3), Kumanovë (2), Strugë (2), Kavadar (2), Kërçovë (2) dhe nga një në Sveti Nikollë, Tetovë, Dojran, Strumicë dhe Krushevë.

Numri i përgjithshëm i viktimave të regjistruar me COVID-19 ka arritur në 1.345 persona, shumë prej të cilëve janë nga Shkupi.

Sipas raportit, janë regjistruar 591 persona të infektuar me COVID-19 ndërsa 439 të tjerë janë shëruar. Të dhënat i referohen testimit të 1.683 mostrave në të gjithë laboratorët publik e privat.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut me koronavirusin e ri janë diagnostikuar 47.636 persona, prej tyre 27.803 janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 18.488 persona.

Në fuqi mbeten masat si ndalimi i grumbullimit të më shumë se katër personave gjatë gjithë ditës, si dhe ndalimi i punës së objekteve gastronomike pas orës 21:00.

Lini një Përgjigje

Zemaj nënshkroi marrëveshjen për tri plane strategjike

Biden: Nëse Trump nuk e dorëzon pushtetin, mund të vdesin shumë amerikanë nga COVID-19