in

Zemaj konfirmon se vazhdojnë masat e Qeverisë anti-Covid

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit të sotëm virtual që pati me kryetarët e komunave të Kosovës, ka deklaruar se është e domosdoshme të vazhdojnë masat që janë në fuqi, të vëna nga QeveriaZemaj ka shkruar në rrjetin social Facebook se në takimin e sotëm është bërë vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend dhe është diskutuar se si do të vazhdohet në dy javët e fundit të vitit. Ai njëkohësisht apelon te qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat anti-Covid.

Statusi i Zemajt:

Në takimin e sotëm virtual me kryetarët e komunave, kemi bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike në vend si dhe një bashkërendim se si të ecim tutje në këtë dy javët e fundit të vitit.

Derisa kemi parë që masat e marra sipas kategorizimeve kanë pasur efektin e vet është më se e domosdoshme që të vazhdohet tutje me këto masa.

Është konstatim i përbashkët që duhet të jemi sa më të vëmendshëm dhe strikt sa i përket mos lejimit të shtrirjes së infeksionit në vendin tonë.

Ftoj qytetarët, të jenë të kujdesshëm, të vëmendshëm dhe të zbatojnë masat anti-Covid.

Ne e kemi obligim ligjor, obligim ndaj qytetarëve, secili në përgjegjësit e veta, në radhë të parë ta ketë ruajtjen e shëndetit publik, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, si prioritet mbi prioritetet.

Bashkë me kryetarët e komunave dhe me kryeministrin Hoti, me IKSHPK-në, do të jemi në kontakte të vazhdueshme dhe në koordinim të plotë para marrjes së vendimit sa i përket masave anti Covid për fundvit.

Lini një Përgjigje

Gjenocidi modern kundër bebeve me Sindromën Down

Putini uron Bidenin për fitore në zgjedhje