in

Zemaj i arsyeton masat e reja, nuk janë bllokim i shtetit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka arsyetuar vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e veprimtarive të bizneseve dhe karantinimin e shtatë komunave për fundjavë, as rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Në profilin e tij në “Facebook” ai ka shkruar se masat e reja s’janë bllokim i shtetit, por këto po ndërmerren për të mirën e të gjithëve dhe për të ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme.

Postimi i plotë i Zemajt:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

 Masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme.

Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme.

Të vetëdijshëm për shtrirjen e madhe të virusit në vendin tonë, jemi të obliguar të ndërmarim masa të forta kundër virusit.

Krahas vendimit të Qeverisë kemi edhe vendime për masat e veçanta në shtatë komuna : Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtime.

Çdo komunë tjetër që hyn në zonë të kuqe të infeksionit, sipas numrit të b anorëve (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë.

Obligohet Policia e Kosovës dhe Inspektoratet të bëjnë kontrolle rigoroze në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Lini një Përgjigje

Enver Hoxhaj do të jetë kryetar në detyrë i PDK-së

Punëtorët e Telekomit protestuan, iu zbrazën llogaritë bankare