Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marrë pozitën e kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë e konfirmoi në një konferencë për media që mbajti Hoxhaj. Detyrën që ia besoi Kryesia e PDK-së e quajti vështirë, në kohën kur ndodhën zhvillime dramatike pas konfirmimit të aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së, ku është edhe kryetari i deridjeshëm, Kadri Veseli, i cili dha dorëheqje me të marrë vesh për aktakuzën e ngritur ndaj tij
Hoxhaj gjithashtu foli edhe për ngritjen e aktakuzave ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të cilët tha se janë krenarë me bëmat e tyre gjatë periudhës së lavdishme të UÇK-së.