in

Zemaj: Ende nuk është siguruar vaksina Pfizer

Ministria e Shëndetësisë, saktësisht ministri Armend Zemaj, ka thënë se ende nuk është nënshkruar marrëveshja me kompaninë Pfizer, për sigurimin e vaksinën antiCOVID, shkruan Gazeta Metro.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për sigurimin e vaksinës Pfizer.

Ai ka thënë se ende nuk është nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Pfizer, sepse sipas tij, negociatat janë të vështira me ta.

Sipas Zemaj, Pfizer kanë sistem shumë burokratik si dhe diskutojnë më shumë për çështje ligjore dhe forma, apo marrja e përgjegjësisë.

“Negociatat me Pfizer mbesin të vështira. Pfizer kanë funksion burokratik, kërkojnë shumë detaje për përgjegjësinë dhe aspektet ligjore. Është i vështirë debati për sigurimin e vaksinës. Por nuk do të dështojë, sepse kemi interpretues, dhe jemi duke folur edhe me OBSH-në. Me Kovaksin e kemi përfunduar. Sigurimi i vaksinës, i ka fazat e veta, pjesa e mesme e këtij viti, është mundësia më e madhe. Totali për 1.8 milon banor, i bie 3.6 milion vaksina. Jemi edhe në disa nivele të negocimit edhe me Anglinë dhe Austrinë”, ka thënë Zemaj.

Ndryshe Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka siguruar ende vaksinën kundër COVID-19.

Lini një Përgjigje

IKSHPK-ja në pritje të rezultateve për versionin e ri të COVID-19

Ramadani deklaron se vaksina do të vijë së shpejti