in

Zemaj: Diasporës nuk ia kemi mbyllur dyert, por të respektohen masat

Zemaj në një konferencë shtypi, ka treguar se ka zhvilluar një takim me aktorët relevantë, të cilët po menaxhojnë dhe përcjellin nga afër situatën e menaxhimit të pandemisë Covid-19, duke thënë se Kosova tashmë po mirëpret mërgimtarët, të cilët ndonëse vijnë nga shtetet me rrezik të lartë të Covidit, ka vendosur të mos ua mbyll dyert, raporton IndeksOnline.

Ai ka treguar se cilës kategori të qytetarëve që udhëtojnë për në Kosovë, u kërkohet testi PCR.

“Duke parë që këto ditë kemi fluks të madh edhe të bashkatdhetarëve, duhet të jemi të kujdesshëm. Është e kotë vendosja dhe koordinimi i aktiviteteve nëse ato nuk zbatohen. I kemi koordinuar aktivitetet, kemi nxjerrë raporte të të gjitha niveleve dhe inspektoratet lokale me kryetarët e komunave, ne edhe dje jemi detyruar të jepnim sqarime se dhe qytetarët duhet të kontribuojnë. Ata që kanë edhe shtetësi kosovare nuk kanë nevojë të kenë testet PCR, ndërsa kjo u kërkohet atyre që nuk kanë vendbanim në Kosovë”, tha Zemaj.

Ai ka treguar se kanë shtuar numrin e inspektorëve në nivel vendi, duke lutur kështu qytetarët, qoftë nga diaspora, por edhe vendës, që të respektojnë në maksimum masat e marra nga institucionet në parandalimin e Covidit-19.

“Ajo që më duhet të them që të gjithë bashkatdhetarët ju e dini që vijnë nga vendet me rrezik të lartë të infeksionit dhe vijnë nga vendet që kanë marrë vendim, Kosova nuk e ka atë vendim, ta mbajnë situatën nën kontroll, por dëshirojmë që të gjithë të jenë vigjilentë, por edhe qytetarët të shmangin aktivitetet e grumbullimit. Përtej pandemisë ne u bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve të kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit dhe të kontribuojnë të mos ketë mbingarkesë të institucioneve shëndetësore.

 

 

Lini një Përgjigje

Trump vazhdon luftën me mullinjtë e erës

Liria ka emër: Komplotin e madh