Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ftuar në emisionin “ArgumentPlus” në RT21 nuk e përjashtoi mundësinë për shtrëngimin e masave për festat e fundvitit. Ai tha se çdo vendim do të merret duke u bazuar në situatën e krijuar.
Zemaj gjithashtu tha se janë duke e bërë një fushatë që këtë vit të festohet në shtëpi. “Këtë javë kemi bërë fushatë sensibilizuese që të festohet më ndryshe se sa vitin e kaluar, ky vit nuk është normal sikur viti paraprak, thirrja jonë është që të festohet në shtëpi e kemi pasur edhe një moto e cila është përkrahur edhe nga partnerët ndërkombëtarë”, tha ndër të tjera Zemaj.