Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se mbi 33 mijë doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë gjatë muajit mars.
Ministri po ashtu thotë se pasi gjendja në Kosovë u vlerësua si stabile, kjo është arsyeja pse vaksinat janë vonuar deri tash.
“Arsyetimi ka qenë që Kosova e ka gjendjen stabile”, tha Zemaj.
A do të ketë shtrëngim të masave anti-COVID
Ministri Zemaj ka folur rreth mundësisë së shtrëngimit të masave anti-Covid.
Ai është shprehur se këtë javë nuk pritet të ketë masa të reja, por të enjten do të bëhet rivlerësimi i komunave sipas zonimit, shkruan Portali.info
Ai në Kanal10 ka thënë se nëse është nevoja në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, nëse kërkohet nga qeveria masa shtrënguese për uljen e infeksionit do të shqyrtohen.
“Këtë javë jo, ne e kemi këtë zonimin që e bëjmë në 3 zona që i kemi përcaktuar, në këtë javë është rritur numri në zonën e kuqe, do të shohim në këtë javë nëse do të ketë, siç e bëjmë vlerësimin javor, të enjten do të dalim zyrtarisht, nëse është nevoja ftojmë Komitetin dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, eventualisht nëse kërkohet nga qeveria e Kosovës të shtërngojë masat ose të marrë masa shtesë për uljen e infeksionit.”, tha Zemaj.
Qeveria e Kosovës është paralajmëruar për protesta nga kategori të ndryshme biznesore në Kosovë në rast se shtrëngohen masat.