in

Zëdhënësi i PDK-së: Tregojini Kurtit që vërshimet kanë nisur para tri ditëve

 

Zëdhënësii Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar ndaj kreut tëLëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke i thënë se vërshimet kanë nisur paratri ditësh dhe se ai po e përdor Nënën Ferdonije në kohë fushate, raportonExpress.

Përmes një postimi në llogarinë e tij nëFacebook, Bytyçi ka thënë se Kurti në mungesë të platformës politike është dukeu marrë me popullizma.

Bytyçi kapërmendur edhe vizitën e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani nëBruksel, duke thënë se është bërë pa nevojë.

“Vetëm njoftone z. Kurti se vërshimet janëduke ndodhur që para tri ditëve edhe për vet faktin se po reagon me vonesë e poe përdorë Nënën Ferdonije në kohë fushate, tregon se Albini në mungesë tëplatformës politike është duke u marrë prapë me popullizma.

Edhe mos të harroj, U.D. e Presidentes që z. Kurti e kavendosur në atë pozitë, ajo ka autoritet kushtetues për t’i mobilizuarinstitucionet, por, ajo ka vendosur që të udhëtojë në Bruksel fare pa nevojë”,ka shkruar Bytyçi.

Lini një Përgjigje

Hoti vizitoi Degën e LDK-së në Skenderaj

Hoti: Kurti në vend që të ndihmojë njerëzit nga vërshimet kërcënon me prokurorë