in

Zbulohet një tjetër varr me 900 trupa civilësh në Kiev

Një tjetër varr masiv që përmban 900 trupa është gjetur në rajonin e Kievit. Lajmin e rëndë e dha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë me mediat polake, ai akuzoi trupat ruse për “pastrimin e gjurmëve” dhe përdorimin e krematoriumeve të lëvizshëm për të djegur kufomat.

“Askush nuk e di se sa njerëz vdiqën në total. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim” – tha Zelensky, por nuk dha detaje të tjera.

Ukraina ka akuzuar më herët trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, Borodyanka dhe Irpin, qytete pranë kryeqytetit Kiev, të cilat ishin të pushtuara për javë të tëra nga Rusia.

Lini një Përgjigje

Arbana Osmani për iftar sugjeron ushqim me mish derri dhe verë të bardhë

“The Guardian”/ Përgjigjja ndaj “teorisë së të çmendurit” që po aplikon Putini