Tubimet parazgjedhore që po i organizojnë partitë politike në Kosovë, po bëjnë që të grumbullohen numër i madh i njerëzve.
Pa maska, dhe pa respektuar distancën prej 30 personave në hapësira të mbyllura, partitë po shfaqen nëpër qytete e vende të ndryshme anë e mbanë vendit, njofton Klan Kosova.
Për këto raste, ato po kritikohen nga qytetarët që nuk po gjobiten.
Por ndryshe nga niveli qendror, nga Komuna e Prishtinës njoftuan këtë të hënë se me nga 2000 euro janë dënuar Vetëvendosja, Lidhja Demokratike e Kosovës e Partia Demokratike e Kosovës, të gjitha këto parti që mbajtën tubime të premten.


