in

Vuçiqi për Veriun e Kosovës, e kërkon ndihmën e Putinit !

Sherif Ramabaja

Si përkrahës dhe vëlla i popullit serb, i çmuari dhe i dashuri zoti Putin, po ju drejtohem me një kërkesë jetësore!

Ndihmojeni popullin tim të sulmuar dhe të pambrojtur, në Kosovën tonë të shenjtë. Askund dhe askush në botë nuk do të pranonte, përpos shqiptarëve, që t´ia imponojnë dikujt kryetarët e bashkive, në një vend të banuar tërësisht me serb.

Këtë po e bënë vetëm Kurti, i cili po e provokon Serbinë dhe popullin serb. Unë ju besoj juve zoti president, se ju në Ukrainë po përpiqeni që ta vendosni rendin dhe paqen.

Këtë e ka dëshmuar Rusia dhe populli rus që nga Lenini, Stalini, hrushqovi dhe tash edhe nga ju. Skenat e tmerrshme që po qarkullojnë nëpër mediat botërore nga përleshet kundër serbëve duarthatë, të lënë pa fjalë.

Gjithsejtë janë të plagosur mbi 50 protestues paqësor serb. Ata vetëm kërkuan të drejtën e tyre që të jetojnë të qetë, në trojet shekullore të tyre.

Kurti arriti që t´i manipuloi edhe forcat e KFORIT duke i nxitur kundër serbëve paqedashës. Kjo s´është parë asnjëherë deri më sot, një aleancë siç është NATO e cila para ca vitesh pa kurrfarë arsye e kishte bombarduar Serbinë, të hyjë dhe të kërkoi konflikt ndaj popullit paqedashës dhe duarthatë serb.

Me vuajtjet e popullit serb në Kosovë dje u solidarizua edhe tenisti ynë me famë botërore Nenad Gjoko -viqi që shqiptarët me falsifikime e nxjerrin si një shqiptar, Gjoka. Bile ata shkojnë aq larg sa që e fajësojnë se gjoja, ai përpiqet të jetë më serb se vetë serbët.

Gjoka – viqi në kamerën e kameramanit u solidarizua me protestuesit paqësor serb duke shkruar se, Kosova është zemra e Serbisë.

Ai nuk bëri kurrfarë krimi, vetëm e tha një të vërtetë, të cilën bota herdokur duhet ta akceptoi.

Pra në këto momente të vështira për popullin serb, kur edhe opozita ka ngritur krye kundër meje, nuk më mbete tjetër përpos të kërkoi ndihmën tuaj vëllazërore presidenti Putin. Unë nuk e kam për veten time, por vetëm për popujt dhe shtetet tona të vëllazëruara.

Tash për tash i kam marr të gjitha masat mbrojtëse. Ushtrinë e kam vënë në gjendje gatishmërie dhe e kam sjellë pranë kufirit me Kosovën. Si gjithmonë ju dhe unë angazhohemi për paqe, po në rast se na sulmojnë, ashtu siç Ukraina e sulmoi Rusinë, na duhet patjetër që të mbrohemi.

Pra për një mbrojtje të suksesshme, vëlla i imi Putin, më duhet edhe ndihma e juaj. Ne kemi nevojë për tanke, topa, raketa, drone luftarake, armë konvencionale, helmeta, jelekë antiplumb, haubica, mbrojtje kundërajrore dhe të gjitha llojet e armatimeve, duke filluar edhe nga pajisjet e kuzhinës për terren, sepse ushtria e juaj kishte probleme logjistike në Ukrainë.

Nëse injorohen kërkesat tona, ne nuk na mbetet tjetër përpos konfliktit të hapur. Shqiptarët mendojnë se amerikanët, anglezët, italianët, hungarezët, suedezët, finlandezët, kanadezët, australianët, etj. do të luftojnë dhe do e japin jetën për ta.

Ne jemi të sigurtë që në fund do të ballafaqohemi ne mes vete Serbi – Kosovë, prandaj kur të vjen ky moment, ne na duhen përforcime nga Rusia.

Jam me optimizëm se derisa të vjen ky moment edhe ju do ta përfundoni Operacionin Special në Ukrainë.

Lutjen time për ju, në shenjë respekti, po e firmosin edhe Bërnabiq – ka, Dodik, Vulin, Gjuriq, Gjoka – viçi dhe unë. Rrofshin Rusia dhe Serbia si dy shtete të bashkuara dhe të vëllazëruara.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Çlirimi i Gjakovës dhe roli i “Lëvizjes Kryeziu” (1)

Makron flet për një takim Osmani-Vuçiç në Moldavi