Sherif Ramabaja
Merre ose leje. Përpije ose përtype, por pa Asociacionin unë se hapi gojën. Me këtë paramendim do të niset Vuçiq, Bërnabiç – ka, Vulin, Daçiq dhe i tërë ekipi i Serbisë për t´u përballur në takimin me Kurtin, në selinë e EU në Bruksel.
Nuk na është e njohur se cili është ekipi i Kurtit, por po supozojmë se do të jenë Shefqet Krasniqi, Edita Tahiri, Ramush Haradinaj, Molliqaj, Milaim Zekaj, Baton Haxhiu, Buzhala, patronazhistët e Ramës, Rilindja e Ramës, Rada Trajkoviqi etj.
Përballja pritet të jetë e vështirë. Kurti i ka nda detyrat pör secilin veç e veç, por puna e tij do të jetë si e Pirros – edhe nëse fiton, njësia e tij të cilën e ka me vete, mund t´i asgjësohet, apo nuk do të kenë rast që të kthehen në Kosovë.
Shefqet Krasniqi do të kërkoi edhe më shumë xhami me altoparlantë të fuqishëm në Kosovë. Edita Tahiri do ta kërcënoi Vuçiqin me kufijtë e Dardanisë së kohës së Lidhjes së Prizrenit.
Ramush Haradinaj do të kërkoi të bëhet ashtu siç thotë Grenell. Molliqaj do të kërkoi më shumë të drejta për serbët, Milaim Zeka do të kërkoi lirimin e Thaçit për t´i udhëhequr bisedimet, Baton Haxhiu do të kërkonte që për gjithçka të vendosnin Rama e Vuçiq, Buzhala do të kërkonte që Kurtin t’ia dorëzonte Serbisë, patronazhistët dhe Rilindja e Ramës do të kërkonin që Vuçiq, Rama e Thaçi të lidhin paqe njëherë e përgjithmonë mbi Ballkanin, kurse Rada Trajkoviq do të kërkonte burgosjen e Vuçiqit.
Si vullnetar pa protokoll në komisionin e Kurtit është paraqitur edhe Naim Tërnava. Ai i ka bërë ftesat e gatshme për delegacionet e të dyja vendeve. Ftesat do të jenë speciale, me rastin e inaugurimit të Xhamisë më të madhe në Ballkan, që pritet të bëhet këtë vit.
E gjithë kjo në shenjë mirënjohje për arritjen e paqes. Tërnava planifikon t´i ftoi të tërë udhëheqësit botëror islamik, e kurrsesi nuk do të mungoi as Erdogani.
Mbi të gjitha si Kurti, po ashtu Vuçiq janë të përgatitur për rastin e nesërm. Që të dy do të dëshironin dështimin e marrëveshjes. Vuçiq më me dëshirë do të priste edhe ca kohë për t´u vërtetuar se si do të përfundoi lufta ruse në Ukrainë. Ende nuk e ka humbur shpresën se do të dorëzohet Putini.
Kurse Kurtit po ashtu nuk i përgjigjet marrëveshja e cila në thelb ka Asociacionin. Edhe ai më me dëshirë do të priste në mënyrë që të fitoi sa më shumë përkrahës nga ndërkombëtarët, të cilët do ta kundërshtonin Asociacionin.
Me ndryshimin e qëndrimit të SHBA dhe EU mbi Asociacionin, pritet që Kurti ta kthej gjendjen në favor të vetin.
Pra në një pikë, si Kurti po ashtu edhe Vuçiqi, kanë qëndrim identik: pritje dhe vetëm pritje. Cili do të përfitonte nga kjo pritje është e paqartë. Putini ndodhet përball perëndimit dhe NATOS, kurse Kurti po ashtu kundër qëndrimit të Asociacionit të SHBA dhe EU.
Mars – Rover (Satirë)